“Linda” është shfaqja që do të jepet në Teatrin Kombëtar më datat 22, 23 dhe 24 nëntor, ora 20:00.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, regjisorja e veprës, Violeta Trebicka dhe aktori Alfred Trebicka kanë treguar se në qendër të shfaqjes është Linda, një drejtuese e lartë e brendi kremërash. Ajo do të që ndryshojë mënyrën se si bota i sheh gratë mbi 50 vjeç.
Violeta ka theksuar se Linda do të vihet në skenë nga aktorja e njohur Luiza Xhuvani. Ndërsa, Alfredi ka thëë se në këtë shfaqje do ta gjejnë veten të gjitha grupmoshat, pasi Linda ka dy vajza, edhe gjinia mashkullore përmes personazheve të tjerë.
“’Linda’ është një kamera që futet në shtëpi dhe tregon të gjitha problemet familjare. Ajo hedh ide se si mund të shikohet një femër te të 50-tat, sepse është një mendim seksist dhe aty lind gjithçka. Fredi është bashkëshorti i Lindës, e luajtur nga Luiza Xhuvani”, tha Violeta.
“Linda është protagonistja, por edhe grupmoshat e tjetra, pasi ajo ka dy vajza dhe njëra ka një histori që unë nuk dua ta zbuloj. Edhe pse vepra është anuar nga femra, anon dhe nga meshkujt, është burri i saj dhe CEO i kompanisë së kremrave. Vepra është sa britanike dhe universale. Autorja është bashkëkohore dhe unë e etiketova këtë vepër si Hamleti femër. Fati i Lindës është gati i ngjashëm me fatin e tij”, u shpreh Alfred./abcnews.al