Është kjo përgjigja e UEFA-s ndaj Superligës së Evropës, me një Champions League të re, që sipas qeverisë së futbollit në kontinentin e vjetër do të jetë më sfiduese dhe më spektakolare dhe duke nisur nga ky sezon, turneu më i rëndësishëm i futbollit evropian për klube do të vijë me një format të ri.
Nga 32 skuadra të ndara në tetë grupe, do të marrin pjesë 36 skuadra në një grup të vetëm, pra një Ligë e vërtetë.
Mirëpo, risitë kanë të bëjnë me ndarjen në katër fasha me nga nëntë skuadra sipas klasifikimit të UEFA, pas kualifikimit në bazë të koefiçentit të secilit kampionat kombëtar.
Do të ketë vetëm një short, ndërsa në fazën e parë, secila skuadër do të ketë tetë ndeshje, me dy ekipe nga secila fashë, teksa nuk do të ketë më sfida vajtje ardhje, por me rivalë të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër të tjera në transfertë.
Në bazë të renditjes përfundimtare, ashtu si në një kampionat, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në fazën 1/16-ve, ekipet nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t do të luajnë në “play-off”, ndërsa ato të renditura mga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të eliminohen menjëherë.
Sipas një formule të parapërcaktuar, duke nisur nga faza e 1/16-ve nis eliminimi direkt me dy ndeshje vajtje-ardhje, teksa me të njëjtën formulë do të shkohet deri në finalen me një ndeshje të vetme.
Ndryshe nga e shkuara nuk do të ketë “ripeshkim” në turnetë e tjerë si Europa League, apo Confenrence League, që gjithashtu do të ndryshojnë formatin e tyre.
Me këtë risi që do të vihet në jetë këtë edicion, UEFA do ta bëjë me të pasur Champions League, kjo pasi çdo skuadër pjesmarrëse pritet të arkëtojë 50 milion euro, ndërsa kjo shifër do të rritet në mënyrë eksponeciale me kalimin e tureve dhe fituesi do të marrë 150 milion euro. /i.m /abcnews.al