Lind bebja me peshën më të madhe në Shqipëri, mjeku në “ABC e Mëngjesit”: Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë

schedule08:34 - 9 Korrik, 2024

schedule 08:34 - 9 Korrik, 2024

Në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”, lindi bebja me peshën 6150 gr dhe erdhi në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale.

Ky ishte edhe foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, mjeku/ gjinekolog Saimir Cenameri tregoi se si u realizua një lindje e suksesshme natyrale.

“Në lidhje me ndjekjen e shëndetësisë, ka pasur një ndjekje të mirë, të rregullt. Nëna vijon të jetë në spital në kujdesin e mjekëve bashkë me bebin. Është fëmija i katërt. Janë ndjekur të gjitha protokollet. I është ofruar një shërbim i nivelit të lartë. Fëmija ka disa veçanti, dhe po ndiqet rregullisht”, ka treguar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!