Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, artisti i madh i këngës dhe i shumë veprave muzikore të gjinive të ndryshme Limos Dizdari, prej 10 ditësh ndodhet i shtruar në në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale ku figura të ndryshme nga politika te arti kanë bërë thirrje që Dizdari të ndihmohet. Dizdari ndodhet në gjendje të komplikuar dhe i intubuar dhe me gjithë përkujdesin e mjekëve, mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e tij.
Në karrierën e tij të gjatë kompozitori na dhuroi këngët “Këputa një gjethe dafine”, “Udhët e atdheut më thërrasim”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e qindra këngë të tjera apo muzikën e mrekullueshme të filmave “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin ‘36”, “Malet me blerim mbuluar”, “Përrallë nga e kaluara” etj, ta fitojë betejën me vdekjen!
Vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.
/abcnews.al