Lilës i kërkuan të largohej nga fusha në Kavajë, Basha: Vetëm se është kandidat për deputet

schedule10:00 - 19 Nëntor, 2020

schedule 10:00 - 19 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ka reaguar pasi policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes, Andi Lilës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se ka folur në telefon me Lilën ndërsa thekson se kjo është e turpshme dhe kriminale.

Duke e lidhur largimin nga fusha të futbollistit ndërsa jepte një intervistë për mediat, Basha thotë se kjo duhet të marrë fund.

“Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë,” shkruan më tej Basha.

Postimi

“Kjo është e turpshme dhe kriminale!
Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media. Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë!
Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.” s.b/abcnews.al/