Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Andi Lila, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Lila foli për formacionin e mundshëm të Shqipërisë për ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë, si dhe për skemën e trajnerit Edy Rejës.
“Cikalleshi është në formë shumë të mirë, ka bërë stërvitje rregullisht. Si ai, si Sadiku, duken shumë të uritur. Edhe Rey Manaj ka kualitet të jashtëzakonshëm.
Edhe Balaj ka shënuar gola së fundmi dhe në fazën sulmuese, nuk besoj të kemi probleme. Por sicc e thashë dhe më përpara, skema 3-5-2 më pëlqen shumë. Ka qenë një rreshtim shumë produktiv”, u shpreh Andi Lila./abcnews.al