Gilman Lika nuk e bën dramë humbjen me Tiranën, edhe pse i vjen plasje për… tifozët. Kapiteni foli pas disfatës në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku tentoi të ngrejë moralin e skuadrës dhe portierit Sherri, fajtor për golin e pësuar nga Cobbinah.
HUMBJA – “Të vjen gjynah për këtë ndeshje. Me rastin që kishim duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, jam i sigurt. Ky është futbolli. Na vjen inat se si pësuam gol, përgjithësi është faji i gjithë neve që humbëm ndeshjen”.
TRISHTIMI – “Nuk ka ndonjë gjë për panik. Në derbi janë të pranishëm gjitha rezultatet. Më vjen inat për tifozët, donim që të mbushnim stadiumin në vijim. Secili prej nesh duhet të mos ulë kokën, të punojmë kot, kampionati është i gjatë, ndeshjet janë afër, nuk ka kohë për mërzitje”.
LEXO EDHE: Jonuz: Disa lojtarë janë të nivelit mesatar, ja pse nuk e aktivizova Krymin
KRITIKA E TRAJNERIT – “Unë kam mendimin tim, profesori ka mendimin e vet. Mendoj se kemi një grup të mirë, jam i bindur që do të luftojmë deri në fund për objektivin. Nuk kemi kohë për t’u mërzit. Me dy-tre rezultate pozitive, do kthejmë atmosferën pozitive. S’e komentoj deklaratën e profesorit, por ka të drejtë në disa aspekte”.
PRESIONI – “Shkodra është një ambient ku tifozët e duan me çdo kusht fitoren. Kjo kthehet në problem psikologjik për lojtarët. Tifozët të sulen nëse nuk shënon për 15-20 minuta. E duan me çdo ngulm golin. Më pas tifozët kërkojnë shumë dhe lojtarët e humbin”.
SHERRI – “Të gjithë u mërzitëm. Ai është një djalë i ri, nuk duhet t’ia lëmë gjithë fajin atij. Ishte gabim personal, por përgjegjësia është e gjithë lojtarëve”. /abcnews.al