Lija e majmunëve është përhapur me shpejtësi te meshkujt. Si pritet të evoluojë sëmundja

schedule12:27 - 22 Gusht, 2022

schedule 12:27 - 22 Gusht, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Që kur lija e majmunëve filloi të përhapet në Europë në maj, janë raportuar mbi 38,000 raste në mbarë botën. Shumica e tyre janë identifikuar në Europë dhe Amerikë, dhe jo domosdoshmërisht për shkak të më shumë testimeve për virusin në këto vende.

Në vend të kësaj, numri i madh i rasteve në ato vende të botës shpjegon mënyrën se si përhapet virusi. Megjithëse në shumë vende janë identifikuar raste të lisë së majmunëve, deri më tani, ato janë  përhapur në 92 vende kanë prekur një grup të ngushtë njerëzish.

Plot 99% e rasteve të konfirmuara janë raportuar te  meshkujt, dhe 97% janë raportuar te meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. Në Britani, rreth një e treta e njerëzve të testuar pozitivë raportuan se kishin pasur dhjetë ose më shumë partnerë në tre muajt e mëparshëm, shkruan abcnews.al.

Është gjithnjë e më e qartë se sëmundja transmetohet pothuajse përmes seksit.  91% e rasteve raportohet se janë infektuar përmes marrëdhënieve seksuale. Vetëm në raste të rralla virusi është transmetuar në mënyra të tjera nga dikush te anëtarët e familjes, përfshirë fëmijët.

Një studim i 181 rasteve në Spanjë zbuloi se virusi ishte i përqendruar në lezione në zonat gjenitale të pacientëve, të cilat ishin të zakonshme. Pas identifikimit të shumë vendeve ku dy ose më shumë njerëz që më vonë rezultuan pozitive, një grup epidemiologësh britanikë zbuluan se shumë prej tyre kishin qenë në vende ku seksi i rastësishëm është i zakonshëm, si klubet e seksit, festivalet dhe klubet e natës, duke përfshirë disa jashtë Britanisë.

Këto prova sugjerojnë se lija e majmunëve po qarkullon brenda rrjetit të meshkujve kryesisht homoseksualë dhe biseksualë, shumë prej të cilëve udhëtojnë ndërkombëtarisht.

A do të vazhdojë lija e majmunëve të përhapet në popullatën e përgjithshme?

Sipas një studimi të kohëve të fundit, i cili ende nuk është botuar në një revistë të rishikuar nga kolegët, sugjeron se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Shumë pak të rritur kanë një numër të caktuar partnerësh seksualë që janë të nevojshëm për të transmetuar sëmundjen gjatë disa ditëve ose javëve kur ata janë ngjitës.

Duke supozuar transmetimin seksual, shpërthimet e reja shumë shpejt do të arrijnë një rrugë pa krye. Në vendet me më shumë raste, vaksinimi i meshkujve me rrezik të lartë po ecën me shpejtësi.

Kjo, së bashku me përpjekjet për të paralajmëruar ata që janë më të rrezikuar, shpresojmë se do të ndihmojë në frenimin e rasteve të reja: në Britani, shpërthimi tashmë po ngadalësohet.

Por nëse lija e majmunëve do të zhduket ndonjëherë, mbetet për t’u parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!