Lija e majmunëve, Dollenberg në Abc Live zbulon lidhjen e virusit me Covid-19: 10% e rasteve janë të rënda

schedule12:35 - 27 Maj, 2022

schedule 12:35 - 27 Maj, 2022

Lija e majmunëve është virusi që ka vënë në alarm botën, pasi rastet me sëmundjen afrikane po rriten dita ditës në shumë vende.

Deri më tani shumica e rasteve të identifikuara tek njerëzit ka qenë në Afrikën qendrore dhe perëndimore.

E ftuar në studion e Abc Live, mjekja Aurora Dollenberg flet për simptomat e virusit si edhe për trajtimin sëmundjes. Mjekja thotë se lija e majmunëve në fillim nis si një grip i zakonshëm, ndërsa puçrrat shfaqen në ditën e tretë të infeksionit.

Lexo edhe: HARTA/ Vendet ku është identifikuar deri më tani lija e majmunëve

Ajo thekson se virusi përhapet vetëm nëpërmjet kontaktit fizik me të infektuarin, ndërkohë pohon se kjo sëmundje ka ardhur si pasojë e një periudhe 2-vjeçare, koronavirisi.

Lija e majmunëve erdhi në një kohë kur njerëzit kishin një imunitet të dobësuar nga Covid-19 tha mjekja në studion e Abc Live.

Ndër të tjera Dollenberg thotë se vetëm 10% e rasteve me linë e majmunëve paraqesin ndërlikime shëndetësore.

“Fillon si një grip i zakonshëm, në ditën e tretë shfaqen në lëkure puçrra të kuqe të cilat një ditë më vonë mbushen me lëng, i cili është shumë ngjitës.

Në momentin që puçrrat plasin ato infektojnë personat me të cilët kanë kontakt fizik. Në ditën e 10 puçrrat përthahen ndërsa deri në ditën e 21 pacienti shërohet plotësisht nga virusi.

Më pak se 10% rrezikojnë të kenë komplikacione. Deri tani kemi pasur vetëm një rast në Gjermani me variantin e fortë të virusit. Virusi po përhapet shpejt, prandaj është dhënë alarm nga OBSH.

Nga fillimi i marsit deri tani kemi pasur shumë raste. Ata që e kanë kaluar një herë në fëmijëri kanë mbrojtje natyrale, ata kanë antitrupa për gjithë jetën. Kategoria më në rrezik janë ata që nuk e kanë kaluar në fëmijëri dhe ata që nuk kanë bërë vaksinën. Dezinfektimi trupor është shumë i rëndësishëm, sepse virusi përhapet me kontaktin trupor, kontakt fizik seksual.

Nuk është nevojë për medikamente të forta. Pas ditës së 10 puçrrat thahen dhe bëhen kore. Pas ditës së 21 pacienti është i shëruar. Virusi lisë së majmunëve është më i dobët se Covid-19, nuk pëson mutacione. Lija e majmunëve është pasojë e Covid-it dhe dobësimit imunitar që na shkaktoi pandemia 2-vjeçare”, tha Dollenderg./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!