Lihet në liri me kusht ish-kryetarja e Parlamentit të Katalonjës

schedule16:01 - 10 Nëntor, 2017

schedule 16:01 - 10 Nëntor, 2017

Është lënë në liri me kusht ish-kryeparlamentarja katalanase pasi ka paguar garancinë prej 150 mijë eurosh që iu vendos nga Gjykata e Lartë e Madridit e cila e akuzon për rebelizëm. Ndërkohë, ish-presidenti Puigdemont paralajmëroi nga Brukseli krijimin e një qeverie në ekzil.

Ish-kryetarja e parlamentit të Katalonjës, Carme Forcadell, është lënë në liri me kusht pasi ka paguar garancinë prej 150 mijë eurosh të vendosur nga Gjykata e Lartë e Madridit që e akuzon për rebelim. Nëse shpallet fajtore ajo rrezikon deri në 30 vjet burg pasi ka hedhur në votim rezolutat për pavarësinë e rajonit.
Vendimi u mor nga gjykatësi Pablo Llarrena në përfundim të një dite marrjesh në pyetje të anëtarëve të presidencës së asamblesë katalanase. Një tjetër deputet katalanas, kundër pavarësisë u la i lirë ndërsa katër të tjerë duhet të paguajnë një garanci prej 25 mijë eurosh secili për të evituar burgun. Zëvendës presidenti katalanas, Oriol Jinqueras, është gjithashtu në qeli me shtatë anëtarë të qeverisë së shkarkuar nga Madridi. Ish-presidenti Puigdemont ndaj të cilit ka një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim ndodhet në ekzil në Bruksel së bashku me 4 ministra
Të gjithë akuzohen për rebelim pasi u përpoqën të realizojnë në mënyrë paqësore projektin politik të pavarësisë katalanase. Vendimi ndaj ish-kryetares së parlamentit 62 vjeç, anulon përfundimisht të gjitha institucionete zgjedhura në mënyrë demokratikme në Katalonjë. Televizioni katalanas pro pavarësisë TV3 raporton se prej 20 vitesh nuk ndodhte që një politikan me imunitet të lihej në qeli.

Por dhe pse me gjysmën e qeverisë së tij në burg, Puigdemont nuk dorëzohet duke deklaruar se do të krijojë një qeveri në ekzil. Ish-presidenti katalanas kritikoi ashpër dekadencën demokratike të shtetit spanjoll por dhe abuzimet e Bashkimit Europian i cili mbështeti në mënyrë të turpshme veprimet shtypëse spanjolle. Por deklaratat e tij nuk kanë ndryshuar asgjë në qëndrimin e qeverisë europiane të BE-së në mbështetje të kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.
Por opnioni publik ka reaguar ndryshe ndaj atij që është cilësuar si revolucion paqësor i katalanasve: Times e Londrës denoncoi të burgosurit e Rajoy”, ndërsa kanadezja Naomi Klein e cilësoi shokues dhe të ekzagjeruar arrestimin e gjysmës së qeverisë katalanase.

Përballë presionit të madh të Madrid, unionistët dhe ata pro pavarësisë në Katalonja po përgatiten për zgjedhjet e 21 dhjetorit ku dhe do të përcaktohet se cfarë qëndrimi do të mbajë rajoni. Kryeministri spanjoll Rajoi u bëri apel katalanasve që të dilnin masivisht në votime. Puigdemont, pavarësisht dështimit të ngociatave mes partive sovrane për një listë të përbashkët, tashmë kërkon një listë të presidentit me të gjithë të burgosurit politikë./abcnews.al