Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për n/kryetarin e Bashkisë, Ernolt Cani. Zyrtari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Cani u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, disë orë pas sulmit me shkopinj beisbolli në Bashkinë e Dibrës.
Së bashku me një punonjës tjetër të institucionit akuzohen se kanë rrahur zyrtarë të Bashkisë, midis tyre Drejtorin e Burimeve Njerëzore, Drini Mataj.
Të katër zyrtarët e lënduar morën ndihmën në spital pas plagëve të shkaktuara me sende të forta. Ngjarja ndodhi një ditë më parë brenda ambjenteve të Bashkisë së Dibrës./abcnews.al