Lihet në burg “Boss-i” turk i kriptomonedhave, “dritë jeshile” për ekstradimin

schedule11:57 - 2 Shtator, 2022

schedule 11:57 - 2 Shtator, 2022

Faruk Fatih Ozer, është lënë në burg nga gjykata e Elbasanit. Gjyqtari Elis Dini pavarësisht deklarimeve Faruk Ozer, ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për turkun që akuzohet për mashtrim me miliona euro në dëm të qytetarëve turq.

Me këtë vendim i jepet drita jeshile, që Faruk Ozer të ekstradohet drejt Turqisë, për tu përballur me drejtësinë atje.

28-vjeçari Farku Ozer prej një vit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Intepol Ankara për veprat penale, “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Abc mëson se muajt e fundit ai jetonte në Elbasan. Kishte ndryshuar pamjen, kishte prerë flokët shkurt dhe mbante kapele. Ndaj ishte e vështirë të identifikohej nëpër rrugët e qytetit.

Burime nga grupi hetimor thanë për abc se deri tani nuk është gjetur adresa e banesës ku 25 vjecari ka banuar që prej muajit prill. Dihet vetëm se ka jetuar në lagjen 5 maji. Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!