Lihet në burg 17 vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Durrës

schedule09:27 - 5 Mars, 2018

schedule 09:27 - 5 Mars, 2018

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 17 vjeçarin që vrau me thikë Angjelo Gjokazajn. Seanca për Devi Lalën u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës së tij të mitur. Avokati i ka kërkuar masë më të lehtë për klientin e tij, por gjykata vendosi masën që kishte kërkuar prokuroria “arrest me burg”. Lala ka thënë në prokurori se Anxhelo Gjokazaj e kishte parë me inat. Më pas dy të rinjtë janë përleshur dhe Lala e ka qëlluar me thikë. Në dëshminë e tij ai ka këmbëngulur, duke qarë se nuk donte ta vriste 16 vjeçarin. Konflikti mes dy adoleshentëve ndodhi të premten në Spitallë të Durrësit. 16 vjeçari humbi jetën në spital disa orë pas ngjarjes./abcnews.al