Lihet i lirë Ervis Martinaj

schedule18:20 - 3 Maj, 2019

schedule 18:20 - 3 Maj, 2019

Gjykata e Tiranës lë të lirë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekësh Ervis Martinaj, të vetmin person që ishte deri me tani në qeli për vrasjen ne zonën e ish-Bllokut, ku humbi jetën Fabiol Gaxhaj.

 Rifiton lirinë Ervis Martinaj, 7 muaj pas ngjarjes se ndodhur në zonën e ish-Bllokut ne kryeqytet, ku u vra Fabiol Gaxhaj e u plagos Eljon Hato si dhe vetë Martinaj. Gjykata pranoi të ndryshonte masën e sigurisë të Martinajt kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekësh të vjetra.

Nga arrest me burg pa afat, tashmë 37-vjeçari do të jetë i lirë. Që prej 4 tetorit të vitit 2018 biznesmeni Ervis Martinaj u hetua nën masën e sigurisë burg pa afat për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok.

Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambjentet e brendshme të lokalit Monopo Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato. Autori i dyshuar i ngjarjes është komandoja Mervjon Bilo, i cili është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata.

Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit. Nga hetimet e prokurorisë, rezultonte se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjerë, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!