Lihen në burg hajdutët profesionistë të Fierit

schedule15:42 - 25 Tetor, 2018

schedule 15:42 - 25 Tetor, 2018

Katër hajdutët që janë kapur nga policia e Fierit mes tyre një vajzë e re konsiderohen profesionistë. Ata kanë kryer një sërë vjedhjesh dhe nuk linin gjurmë. Por gjykata e Fierit i la në burg.

Prej më shumë se një viti këta të rinj vidhnin banesa në qytete të ndryshme të vëndit. Mes tyre kishin edhe një vajzë të re bukuroshe. Policisë iu desh t’i ndiqte këmba këmbes për t.i kapur.  Në asnjë nga vjedhjet për të cilat dyshohen përpara datës 23 tetor nuk kanë lënë  gjurmë. Lediona Preçi 21 vjeçe, kunati i saj Emanuel Doda 23 vjeç, Bledar Skënderaj 24 vjec dhe Klaustin Zenelaj 22 vjeç do të qëndrojnë në burg pa afat deri në përfundim të gjykimit. VendimI u dha nga Gjykata e Fierit  ku u zhvillua seanca e masës së sigurisë. Katër të rinjtë u arrestuan të martën në flagrancë teska po vidhnin banesa në lagjen 15 tetori. Aktivitetin e kanë nisur prej më shumë se një viti  por nuk janë gjetur prova në asnjë nga vjedhjet për të cilat dyshohen. Disa muaj më parë policia e Vlorës i shoqëroi por nuk arriti të provonte dyshimet duke i lënë të lirë. Tre djemtë dhe vajza e re nuk linin gjurmë në banesat ku kryenin vjedhjet. Përdornin doreza  për fshehjen e gjurmëve të  gishtave dhe kapucë për të mos lejuar as një fije floku që mund t’i identifikonte me analiza ADN-je.  Grupi i hajdutëve hapte bravat e banesave pa i dëmtuar ato. Më pas nëse kishte, hapte edhe kasafortat. Ata nuk merrnin asgjë veç bizhuterive me vlerë dhe parave. Vjedhjet i bënin pasi siguroheshin që në banesë nuk ndodhej askush. Vajza bashkë me kunatin e saj iu bashkua dy organizatorëve të grupit Bledar Skënderaj dhe Klaustin Zeneli disa muaj më parë. Këta të fundit, miq të ngushtë e nisën aktivitetin kriminal në vitin 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!