Ligue 1/ PSG “bie” nga “froni”, kampionët e Francës “ngecin” në transfertën e “Kuqezinjve”

schedule22:36 - 6 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 6 Tetor, 2024

Është ende herët për të folur për titullin kampion, ama zbritja në vendin e dytë nuk është një lajm i mirë.

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain kanë bërë një tjetër hap “fals”, në elitën e Ligue 1, teksa këtë herë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në transfertën e Nice, duke humbur kështu vendin e parë të tabelën e klasifikimit.

Sa i përket sfidës goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga vendasit, me tunizianin Ali Abdi që filloi festën në “Allianz Riviera”, në minutën e 39’-të, ndërsa për golin e barazimit mendoi anësori portugez Nuno Mendes, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të Dembele, duke tundur rrjetën kundërshtare në të 52’-tën minutë, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër, PSG ka humbur vendin e parë të tabelë, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 17 pikë, dy më pak se kryesuesit e Monaco, ndërsa skuadra e Nice ngjitet në vendin e nëntë me 9 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!