Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, kampionati francez i futbollit, Ligue 1 çeli siparin e tij, me përballjen Nice-Lille, që ishte sfida e parë e këtij edicioni, sfidë që u mbyll në rezultatin 1 me 1, pas golave të Laborde e Diakite.
Pas këtyre skudrave, këtë të shtunë radhën për të zbritur në fushë e kanë kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, me këta të fundit që do presin në orën 21:00, në “Parc des Princes”, skuadrën e Lorient, në një përballje që pritet të jetë “prova” zyrtare e teknikut Luis Enrique në krye të pankinës së “parisienëve”.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi përpara përballjes PSG-Lorient, më konkretish në orën 17:00, në mitikun francez, “Stade Velodrome”, vendasit e Marseille do të presin skuadrën e Reims, për të nisur me “këmbën” e mbarë sezonin e ri, me shpresën që arrijnë të bëjnë më mirë se vendi i 3-të, që arritën sezonin e shkuar. /i.m /abcnews.al