Ligue 1/ Goli i Lacazette mjafton, Lyon fiton minimalisht ndaj Saint-Etienne

schedule22:46 - 10 Nëntor, 2024

schedule 22:46 - 10 Nëntor, 2024

Pas një nisje të ngadaltë të sezonit, francezët e Lyon kanë filluar të ngjiten në renditjes, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur një tjetër fitore.

Djemtë e teknikut Pierre Sage mundën të fitonin mininmalisht 1-0, ndaj skuadrë së Saint-Etienne, me golin e vetëm në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, që erdhi nga kapiteni Alexandre Lacazette, i cili tundi rrjetën në minutën e 29’-të të pjesës së parë, për të siguruar avantazhin.

Me nisjen e pjesës së dytë të lojës vendasit patën sërish mundësi shënimi në “Parkun Olimpik” të Lionit, mirëpo nuk arritën të finalizonin dot rastet.

Falë këtij triumfi, skuadra e Olympique Lyon është ngjitur në kuotën e 18 pikëve dhe ngjitet në vendin e 5-të me 18 pikë, 1 më pak se Lille, ndërsa skuadra e Saint-Etienne mbetet në vendin e 16-të të renditjes me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!