Imazhet tronditëse nga Bucha mund të jenë vetëm fillimi i asaj që është zbuluar sipas një ligjvënësi ukrainas, shkruan CNN.
“Unë mendoj se Bucha është vetëm fillimi i mizorive,” Ne po shohim horro në jetën reale, tha Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës.
Yurash tha se ai ndodhej në Borodianka kur mori vesh lajmin për masakrën. Borodianka ishte një pikë kërcënimi për forcat ruse ndërsa përparonin në Kiev përmes Bucha dhe Irpin. Ata u përballën me rezistencë të fortë nga forcat ukrainase dhe u detyruan të tërhiqen.
Një ekip i CNN ishte i pranishëm në Borodianka teksa vullnetarët zbuluan dhe hoqën trupat e civilëve të vrarë gjatë sulmeve ruse.
/abcnews.al