Ligji për tërmetet/ Arben Meçe: Nuk kemi të bëjmë me një taksë të shtuar

schedule22:38 - 13 Shtator, 2023

schedule 22:38 - 13 Shtator, 2023

Inxhineri Arben Meçe thotë se ligji për tërmetet në vend, për sigurimin e detyrueshëm të banesave, nuk do të thotë një taksë e shtuar.

Në emisionin “Bardh a Zi” në  ABC News, Meçe u shpreh se sigurimi i shtëpive në kompanitë private në Shqipëri, nuk ka funksionuar.

“Ajo të cilën ne duhet ta kuptojmë dhe t’ia transmetojmë qytetarit, nuk është fond sigurimi, në kuptimin privat. Jo, nuk është taksë e shtuar. Unë e nisa jo pa qëllim me faktin, që buxheti i shtetit për tërmetin që ndodhi në Korçë, për tërmetin që ndodhi në Dibër, për tërmetin që ndodhi në Durrës-Tiranë, nxorri buxhet, nga paratë tona, duhet ta kuptojmë këtë. Çfarë ndodh në Perëndim? Në Perëndim, të gjitha ndërtesat janë të siguruara. Nëse bie tërmet, nëse ka përmbytje, nëse ka zjarr në shtëpi, janë sigurimet, i kanë të rregulluara proceset. Ka 30 vjet që në Shqipëri, sigurimi i shtëpive ekziston në kompanitë private, nuk ka funksionuar.

Ra tërmeti, asnjëra prej tyre nuk dëmshpërmbleu askënd, është shteti thanë. Qytetari i Republikës së Shqipërisë akoma nuk është i përgatitur që të sigurojë shtëpinë e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!