Ligji për studentët e Mjekësisë/ Kuvendi diskuton draftin e ndryshuar, studentët: Të caktohet degë prioritare

schedule15:26 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 16 Shtator, 2024

Kthehet për diskutim në  Kuvend  projektligji për studentët e mjekësisë në universitetin publik.  Në komisionin parlamentar të edukimit  zëvendësministrja e Arsimit prezantoi ndryshimet  e bëra  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në projektligj shkurtohen vitet e punës së detyrueshme në Shqipëri pas diplomimit, në tre vjet për studentët e vitit të parë, në dy vjet për ata nga viti I dytë në të katërt dhe në një vit për studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë.   Gjithashtu detajohen detyrimet e ministrive përkatëse për punësimin e mjekëve të rinj.

Studentët  e mjekësisë nuk janë dakord as me këto ndryshime.  Ata kërkojnë anulimin  këtij projektligji dhe hartimin e një drafti të ri që sipas tyre të motivojë mjekët të qëndrojnë në Shqipëri.

Në komsionin parlamentar të shëndetësisë ishte parashikuar një seancë dëgjimore me ta,  por studentët e mjekësisë  kërkesën e tyre,  Kuvendit, ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të  Arsimit  ja dërguan  me shkrim.  Ata  propozojnë shpalljen e  mjekësisë së përgjithshme  në degë prioritare ku çdo student  të mbështetet me pagë minimale çdo muaj.

Të gjithë mjekët e rinj gjatë specalizimit të paguhen me 80% të pagës së mjekut specialist dhe të dyfishohet pagesa e rojeve  gjatë specializimit.  Në përfundim të specializmit të punësohen në spitalet e vendit për aq vite sa janë paguar.  Studentët e mjekësisë kërkojnë gjithashtu që nje buxhet i posaçëm të lëvrohet për trajnimin e tyre jashtë vendit./abcnews.al