Ligji për pagën minimale, veteranët i kërkojnë takim presidentes Osmani

schedule21:15 - 17 Korrik, 2023

schedule 21:15 - 17 Korrik, 2023

Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, takim lidhur me Ligjin për pagën minimale, ka bërë të ditur kryetari i OVL-së Faton Klinaku.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se këtë kërkesë e kanë bërë për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndërkaq, të shtunën që lamë pas, në Prishtinë u mbajt një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.

Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast e ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre./KosovaPress