Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të bllokojë një projekt-ligj të diskutueshëm skocez, i krijuar për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të ndryshojnë gjininë e tyre të njohur ligjërisht.
Ministrat në Westminster janë të shqetësuar se projektligji ndikon në ligjin e barazisë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo është hera e parë që ministrat përdorin një urdhër të Seksionit 35, i cili ndalon një ligj skocez të hyj në fuqi.
Ministri i parë i Skocisë tha se një veprim i tillë do të sjellë një “zemërim” dhe qeveria skoceze ka të ngjarë të ngrejë një çështje ligjore si përgjigje./abcnews.al

