“Ligji për mjekët krijon problem, nuk zgjidh”, Alimehmeti: Duhen bërë studime për largimet nga vendi

schedule21:07 - 13 Tetor, 2023

schedule 21:07 - 13 Tetor, 2023

 

Zv/dekani i Fakultit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” tha ndër të tjera, se ligji për mjekët, nuk e zgjidh problemin, përkundrazi krijon një tjetër.

Alimehmeti shtoi se ky ligj u bë pa asnjë konsultim publik me njerëzit e sektorit, ndaj janë këto pasoja.

Sipas tij problemi zgjidhet duke pyetur njerëzit që largohen, se pse po largohen, duhen bërë studime dhe duhet në dalë në përfundime se çfarë mund të bëjë shteti për t’i frenuar që të mos largohen.

“Kini parasysh që një ligj i tillë kaq i rëndësishëm, të mos bëjë asnjë konsultim publik me njerëzit e sektorit, sjell këtë lloj pasojash, që sjell njerëzit, kundër mjekëve.

Sa herë kemi pasur këto lloj debatesh kush vinte nga fushat mjekësore është qartësisht kundër kësaj nisme, sepse nuk të zgjidh problemin.

Ne kemi vetëm një problem që ky vetëm ky problem nuk po zgjidhet. Nuk është problemi tarifa, problemi është që shtatorin e kaluar 10 mijë studentë na ikën jashtë vendit.

Sapo u diskutua ky ligj me shpejtësi, në korrik unë thash do të bien kërkesat për mjekësinë, nga mbi 3 mijë në 1 mije ca, rënie me 68%. Në momentin që bie konkurueshmëria, bie edhe niveli.

Tani ne po krijojmë një problem, nuk po zgjidhim.

Problemi zgjidhet duke i pyetur njerëzit se pse po  largohen nga vendi. Nuk ka asnjë studim të vetëm nga shteti pse po ikin njerëzit dhe çfarë mund të bëjë shteti që të qëndrojnë këtu.

Ka VKM numër 741. një akt nënligjor në fuqi, i cili tregon procedurën dhe si mund të aplikoj një koncesionar për të marrë një universitet shtetëror nën menaxhim” tha Alimehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!