Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji për gjinitë, Berisha sulmon ambasadorin e BE/ Kreu i PD: Nuk mund të na imponojë bindjet personale

schedule15:14 - 6 Nëntor, 2025

schedule 15:14 - 6 Nëntor, 2025

Parlamenti nisi punimet këtë të enjtje me një minutë heshtje për ish kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë me parë. Për pak caste, të majtë e të djathë, i bënë nderimet e fundit ish liderit historik, përpara se projektligji për barazinë gjinore të kthehej në kryefjalë të diskutimeve.

Sipas opozitës ligji i ri është një tentative për cënimin e familjes ndërsa për mazhorancën ndryshimet e propozuar kanë në thelb vetëm barazinë mes burrit dhe gruas, dhe jo gjinisë.

“Ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin.

Zonja dhe zotërinj, qytetarë shqiptarë, motra dhe vëllezër, burra dhe gra të këtij vendi, në ligj sanksionohet qartë se gjinia në Republikën e Shqipërisë ka vetëm burra dhe gra.”

Akuzave të Berishës për përkatësi të shumëfishta gjinore, Balla, i pergjigjet me ligjin për barazine gjinore dhe antidiskriminimit, i miratuar me firmën e Sali Berishës në vitin 2010.

“Sot merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në binaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë dhe baba, tashmë transformohet në përkatësi të shumëfishta gjinore.”

“Sa i përket “përkatësisë së shumëfishtë”, gënjeve. E kemi rregulluar në bazë të ligjit të anti diskriminimit. Por ti je gënjeshtar dhe ti nuk e di fare që nuk ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë është kur: unë jam një vajzë e dhunuar, e abuzuar seksualisht, jam një vajzë rome, ose një vajzë që jeton në periferi,  dhe përkatësia e shumëfishtë e imja është që më kanë rënë mbi supe të gjitha këto halle” 

Ndërsa debati u përshkallëzua kur Berisha shigjetoi kreun e delegacionit të BE-se në Tiranë.

“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.”

“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër ambasadorëve të vendeve mike dhe tani kundër ambasadorit të Bashkimit Europian.”

 Mazhoranca ka paralajmëruan depozitimin e një kërkese në komisionin e etikës, në mënyrë që Sali Berisha të japë shpjegime për deklaratat e tij dhe kuvendi të ndalë sulmet ndaj përfaqësuesve nderkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!