Ligji për dosjet, Arion Sulo: Kritere të reja shtesë në momentin e fundit

schedule14:39 - 21 Tetor, 2022

schedule 14:39 - 21 Tetor, 2022

Ligjit për hapjen e dosjeve të miratuar gjatë ditës së djeshme, sipas gazetarit të njohur Arion Sula i janë shtuar disa kritere dhe dispozita në momentin e fundit.

I pranishëm në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Sulo u shpreh që hapja e dosjeve në njëfarë mënyrë është një zgjidhje, është një hapje, që pas 32 vitesh tranzicion u miratua një ligj që hap dosjet por nga ana tjetër jemi te loja politike dhe te arsyeja e konjukturës politike.

Sipas gazetarit Arion Sulo ‘duhen parë disa kritere shtesë që janë caktuar në momentin e fundit’. Është e vërtetë që mund të shikohen të gjitha dosjet nga periudha 1944 deri në 1991, por ka të drejta dhe detyrime, nuk bëhet transparent identiteti e tij, nuk ta jep të plotë emrin e tij.

Për Sulon, ‘ndodh që bashkë me ligjin për dosjen, ka kaluar dhe ligji për ndryshimin e të drejtën e informimit për dosjet, që lidhet me historinë e dosjes së I.M të famshme, që nisi në korrikun e sezonit të shkuar parlamentar dhe përfundoi tani’.

Sipas tij ‘është një nismë ligjore, komplet për të përjashtuar Z. Meta nga politika. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!