Ligji për bastet online, ministrja Ibrahimaj: Javën e ardhshme fillojmë konsultimin publik

schedule11:01 - 31 Mars, 2023

schedule 11:01 - 31 Mars, 2023

Ligji për bastet online do të kalojë për konsultim publik në fillim të javës së ardhshme.

Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj këtë të premte gjatë një konference për mediat.

Sipas saj, do të ketë tryeza konsultimi me të gjithë grupet e interesit, me qëllim që të arrihet në një draft ligjor sa më të konsoliduar.

“Sa i takon ligjit të basteve online, ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë më parë të hapura nëpër pikat fizike. Ligji do të hidhet për konsultim publik në fillim të javës së ardhshme dhe do të kalojë fazat e konsultimit publik. Më pas, do të shkojë në qeveri dhe do të ndjekë fazat e miratimit në parlament. Do të ketë tryeza konsultimi me të gjithë grupet e interesit, me qëllim që të arrijmë në një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe mbi të gjitha të kujdesimi që drafti ligjor të parashikojë mbrojtjen sociale për ato kategori që mund të jenë të prekura nga ky ligj, që ishte në fakt arsyeja kryesore pse ne në të kaluarën, vendosëm që t’i pezullojmë të gjitha lojërat e fatit me pika fizike, siç ishin të shpërndara dikur në vend”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!