Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që të kalojë për seancë publike ligjin e diskutueshëm, atë për “Barazinë Gjinore”.
Këtë Ligj e kanë çuar në Kushtetuese disa shoqata, që lidhen me familjen dhe në ankimimin e tyre kanë bërë disa kërkesa.
Ata kërkojnë rrëzimin e ligjit, duke e cilësuar si një shkelje të Kushtetutës. Po ashtu sipas ankimuesve ligji për barazinë gjinore bie ndesh dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria.
Gjithashtu, në ankimim, është kërkuar pezullim i ligjit, deri sa Kushtetuesja të japë vendimin e saj përfundimtar. Kërkesa për pezullim do të jetë dhe ajo që do të marrë vendimin e pare, në momentin kur trupa e Gjykatës Kushtetuese, do ter mblidhet në seancë plenare, që do të jetë e hapur për mediat.


