Ligji për aktivitetet detare, Rama: Flamuri shqiptar pasaportë e vendit si destinacion turistik

schedule17:59 - 11 Korrik, 2020

schedule 17:59 - 11 Korrik, 2020

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi ligji “Për aktivitetet detare”. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama thotë se ky ligj i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit.

Ai shprehet se tashmë do të ketë një vizion dhe ambicie për ta shndërruar flamurin shqiptar në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë.

“Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare” i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit 

Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike.

Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë”, shkruan Rama./abcnews.al