Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rishikojnë marrdhëniet e tyre dyplalëshe me Gjeorgjinë pasi Tbilisi Zyrtar miratoi një ligj që i konsideron Organizatat jofitimprurëse dhe mediat e financuara nga Perëndimi agjentë të huaj.
Në një deklaratë të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se Uashingtoni po vendos kufizime të vizave për zyrtarë të lartë të partisë “Endrra Gjerorgjiane” dhe familjarët të tyre që janë përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.
“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe të bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura.
Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, tha Blinken.
Në deklaratën e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se shpreson që udhëheqësit e Gjeorgjisë do të rishqyrtojnë këtë projektligj dhe do të ndërmarrin hapa për të ecur përpara me aspiratat demokratike dhe euroatlantike të kombit të tyte.
Projektligji i “agjentëve të huaj” në Gjeorgji që ka nxitur protesta masive në vend nga qytetarët që thonë se smund ta lënë vendin e tyre të bëhet si Moska. Ky projektligj parashikon se çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit të saj nga jashtë të konsiderohet agjent i huaj.
Projektligji parashikohet që të marrë miratimin përfundimtar në seancë e votimit që do të mbahet të mërkurën. Bashkimi Europian ka paralajmëruar se miratimi i këtij projektligji do të minojë rrugën e anëtarësimit të Gjeorgjisë në Bashkimin Europian.
/abcnews.al