Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të vendosin sanksione ndaj Gjeorgjisë për shkak të Ligjit për transparencën e ndikimit të huaj, i cili hyri në fuqi dje pasi u nënshkrua nga kryeparlamentari Shalva Papuashvili.
Miller tha në një konferencë shtypi se SHBA është “shumë e shqetësuar për një ligj që e zhvendos Gjeorgjinë nga rruga e saj demokratike dhe mund të stigmatizojë shoqëritë civile dhe të minojë lirinë e tubimit dhe të fjalës”.
Ai tha se Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi një rishikim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Gjeorgjinë, i cili potencialisht do të kërcënojë miliona dollarë që vendi merr nga SHBA, si dhe politikën e re të vizave që do të hyjë së shpejti në fuqi.
/abcnews.al