“Ligji njeh vetëm Alibeajn”, Ngjela: Ja ç’ndodh nëse Apeli i jep të drejtën Berishës për vulën e PD-së

schedule19:51 - 10 Shkurt, 2023

schedule 19:51 - 10 Shkurt, 2023

Avokati Spartak Ngjela, gjatë intervistës për Abc News, foli gjithashtu edhe gjyqin që pritet të mbahet me 3 Mars për vulën e Partisë Demokratike. Avokati tha se ligji njeh vetëm Alibeajn për vulën e PD-së. Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit do të vendoste në favor të Berishës, do të ishte në shkelje të ligjit.

“Këtë e ka njohur një gjyqtar që ka shkelur ligjin sepse personi juridik që ishte PD, e njohur që në 91 nga një gjykatë. Duhej brenda strukturave të tyre të dilte një kryetar i ri. Jashtë strukturave të tyre se pranon ligji. A u bën zgjedhjet e 6 bashkive? Pse nuk mori pjesë PD e Saliut? Pse nuk e regjistroi KQZ.

Nëse ata do t’i japin person juridik Saliut, rrezikon për burg gjyqtarët. Është vendim haptas i paligjshëm. Deri tani nuk kanë çfarë i bëjnë shkallës së parë se nuk është vendim i formës së prerë. Ta zëmë se Saliu merr Apelin, e merr dot gjykatën e lartë? Po Apeli e bën dot këtë si është gjykata e lartë sot që nuk kontrollohet nga askush.

Nëse Apeli e bën, gabon rëndë sepse këta që e kanë atakuar nga shkalla e parë në të dytën, e çojnë edhe në Gjykatë të Lartë. Pastaj le të bëhen zgjedhje. Gjykata e lartë është e detyruar ta marrë sa më shpejt të jetë e mundur në konsideratë gjykimin. Nëse Apeli rrëzohet nga gjykata e lartë dhe e shkallës së parë, të dy gjykatat rrezikohen për shkelje të ligjit.

Duhet të jenë koshient që ligji njeh Alibeajn, është puna e PD që është formuar në vitin 1991. Pra, do të shikojmë nëse do të vazhdojë Shqipëria me palaço të tilla me pushtetin gjyqësor. Nuk besoj“, tha Ngjela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!