Ligji në asistencën sociale, Manastirliu: Hiqet limiti i personave me aftësi të kufizuar

schedule14:00 - 23 Korrik, 2019

schedule 14:00 - 23 Korrik, 2019

Ministrja e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, olgerta Manastirliu deklaroi se ka dalë ligji i ri për Asistencën sociale, që favorizon personat me aftësi të kufizuara. Sipas ministres, është hequr limiti i personave me aftësi të kufizuar.

Ligji i ri në Asistencën Sociale favorizon personat me aftësi të kufizuara. Kështu deklaroi ministrja Olgerta Manastirliu, gjatë takimit me një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë.

Ligji i ri i asistencës sociale sipas Manastirliut ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë.

“Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se janë në punë”.

Ligji i ri sjell ndryshimet edhe personat me aftësi të kufizuara që duhet të marrin KMCAP, u shpreh Manastirliu.

“Të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së mbrojtjes sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale”.

Nga skema e mbrojtjes sociale përfitojnë mbi 165 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune. Personat me aftësi të kufizuar para ligjit, e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje. /ABc news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!