Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji i cili parashikon kufizime të reja dhe më shumë transparencë për lidhjen e kontratave.
Në ligjin e ri është hequr propozimi i pakërkuar ndërsa ministria e financave do të ketë detyrimin për të analizuar të gjitha kostot dhe përfitimet për buxhetin e shtetit.
Zv.ministrja e Ekonomisë Blerta Rama tha se me këtë ligj synohet më shumë transparencë.
Me ligjin e ri do të hiqenkontratat simbolike me 1 euro dhe do të detyrohen institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve si dhe informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës si dhe dokumentet publike.
Reida Kashta tha se të gjitha këto elemente janë të rëndësishme në kuadër të integrimit në BE/abcnews.al

