Ligji i mbikëqyrjes nga policia, Ballanca: Shkel parimet e hierarkisë, po merr një atribut pa standard

schedule12:17 - 1 Korrik, 2021

schedule 12:17 - 1 Korrik, 2021

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese foli për ligjin e mbikëqyrjes nga policia.

Ballanca u shpreh se ligji shkel parimet e hierarkisë, të drejtat, liritë e njeriut si edhe parimin e sigurisë juridike.

Policia merr një atribut pa asnjë standard për të bërë vëzhgime masive pavarësisht se terminologjia mund të transformohet. A ka një autorizim nga prokuroria. Është i pritshëm të paktën verifikimi dhe kontrolli nga ana e një organi tjetër siç është prokuroria, dhe të caktohet nga gjykata. 

E drejta e privatësisë, përderisa asnjë organ nuk e mbron, është një shkelje dhe argumentet tona i kemi dhënë në kërkesë. Privatësia është një e drejtë e garantuar.

Asnjë nga kriteret e përcaktuara nga gjykata europiane nuk zbatohen në këtë ligj. Në projektligj Policisë së Shtetit propozonte që të ishte drejtori i Përgjithshëm Policisë që rekomandonte verifikime, por nuk ka asnjë lloj sqarimi se për çfarë veprash konkrete duhej bërë diçka e tillë.

Kjo tregon thelbin e qasjes së ky projektligj ka, ne kemi të drejtën tonë të flasim të takohemi jo domosdoshmërisht në ambient të hapur, kemi aktivitete sociale dhe s’është e drejtë në disa raste të jemi në survejim.

Të qenit person publik edhe e justifikon ndonjëherë, por në të gjitha rastet duhet të bëhen rregulloret e garancive, gjë të cilën ky ligj nuk e përmban. Këto garanci në vend që ti ketë parlamenti, ia atribuon policisë. Ligji duhet të jetë në përputhje me garantimin e të drejtës. E rëndësishme është ruajtja e privatësisë e përcaktuar në Kushtetutë.

Kur themi telekomunikimi sigurisht që është i përfshirë, nuk mund të përgjosh çdo ditë bisedat e një njeriu në telefon. Ka pasur shumë debate e disa qëndrime, nga shoqëria civile, Prokurori i Përgjithshëm, SPAK për të mos e pasur miratimin e këtij ligji. Nuk kemi dijeni të mëtejshme në lidhje me zbatimin e ligjit dhe nuk kemi parashtruar kërkesa të reja”, ka thënë Ballanca. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!