Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji elektoral, Rama “thumbon” opozitën: Pas mandatit të tretë vendit i shtohen 3 aeroporte

schedule17:06 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:06 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka folur në lidhje me reagimet për ligjin elektoral ku thekson se ato që kanë dështuar prisnin reagimet e botës por ku i kanë tashmë.

Shefi i qeverisë u shpreh se opozita është shumë mbrapa dhe nuk e ka shpejtësinë për të arritur rezultatet e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera Rama  ka risjellë në vëmendje Shengenin Rajonal, duke e cilësuar si një nga arritjet e qeverisë së tij më të mëdha, duke theksuar se ky Shengen Rajonal është përqafuar edhe nga ndërkombëtarët, duke përmendur Komisionerin për Zgjerimin.

“Luli është çun shumë i mirë, por a ka një shqiptar që po të ketë një hall natën ta marrë në telefon, unë nuk besoj. Edhe një i afërm i tij do thotë mos e merr se është ora e gjumit. Unë e fitoj garën me të gjithë pa përjashtim. E di se ku çalon puna ime, por të mos thotë njeri që ka të krahasuar mes nesh dhe kujtdo tjetër kush na del nga mbrapa.

Ata na dalin mbrapa se përpara kemi të ardhmen. Janë shumë mbrapa, nxehen bëjnë rrëmujë sepse nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur, shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara miq ndërkombëtar.

Sa herë e keni dëgjuar se për ligjin elektoral do të flasë bota do të zbarkojë Amerika, sigurisht që ka dhe miq Luli dhe do të reagojnë është normale, por Evropa është BE dhe shtetet dhe ato kanë zërin e duhur por ne kemi bërë gjënë e  duhur për të pasur nesër një parlament me përfaqësues më të përgjegjshëm dhe më të aftë se çdo parlament tjetër më parë dhe kjo është ajo që vlen. Ka miq të Shqipërisë që janë dhe të Lulit dhe Ilirit që mendojnë si ata të dy është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre dhe ne kemi bërë gjënë e duhur, jo për veten tonë, por për vendit, kemi bërë gjënë e duhur për të pasur një parlament më përfaqësues, më të përgjegjshëm dhe sigurisht një parlament akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë dhe kjo është ajo që vlen.

LEXO EDHE: Rama ironi me opozitën: Mos paguani taksa, Basha do pastrojë qytetin me fshesën e Monikës!

Pse ne dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, pasi ka ecur jo pak në këtë mandat duke marrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku e gjetëm më parë, faktet thonë që ne kemi dy krah, atë të fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe nga sa ishte, pavarësisht asaj që predikojnë kasandrat dhe përmes kësaj ne sot kemi një sëri motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo vetëm punësimin në numra, por kur vlera e pagës edhe në privat do të rritet. Unë do të doja të thoja që kemi edhe një krah tjetër të ri dhe të fuqishëm që është plani Evuropian që bazohet te ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin ju e keni përqafuar, vizioni i Shengenit rajonal.

Ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe është bërë baza e planit masiv Evuropian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë, e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera për të insistuar që integrimi Evropian mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e asaj kohe. Dhe sot, Komisioneri për Zgjerimin tha diçka që s’ishte aspak e habitshme, një plan prej 9 mld eurosh grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld. Kjo është diçka fantastike na takon ne, patjetër që tani të bëjmë projekte dhe t’i kthejmë këto para në investime dhe ne e kemi treguar që këtë dimë ta bëjmë. Paratë për bujqësinë, ishin aty prej vitesh. U desh vota e vitit 2017  për PS që ne të merrnin më në fund kreditimin për agjencinë dhe sot jemi vendi i parë në rajon për fondet për bujqësinë, dhe nëse bëjmë llogarinë mes parave tona dhe ato europiane është më e madhe se shuma e financimit të bujqësisë së bashku”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama ka theksuar se tre shtyllat bazë të programit të tyre për qeverisjen në mandatin e tretë janë insfrastruktura, energjia dhe digjitalizimi.

Rama ndër të tjera ka theksuar se në fund  të mandatit të tretë Shqipëria do të ketë tre aeroporte të rinj në Sarandë, Vlorë dhe në Kukës.

“Infrastruktura, transporti energjia dhe digjitalizimi sot ne jemi fakt jo opinion, vendi i parë në Ballkan për digjitalizimin dhe shërbimet digjitale. Kjo është e ardhmja,kur shumë njerë dhe drejtorë kanë mentalitetin e të shkuarës nesër fëmijë tanë do të kenë një shtet digjital, që nuk do të dinë më kush është drejtori dhe drejtoresha dhe kur them shpejt nuk kam parasysh 10 vjet por shumë pak vite para mbarimit të mandatit tonë të tretë. Nuk do të ketë më asnjë mundës. Gjithçka do të ndodhe siç ndodh një pjesë e investimeve.

Në infrastrukture njerëzit mund të flasin me të drejtë se ku janë hekurudhat kanë të drejtë por me financat që na lanë ishte e pamundur dhe shumë shpejt pas shumë negociatave do të nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë Durrës që ka plan financimi i BE-së. Shqipëria e së nesërmes falë mandatit të tretë do të arrijë, pasi kur vijnë ato marrin shinat për skrap, ato nuk duan hekurudhat se duan tramvaj elektrik.

Më thoshin që aeroporti i Kukësit është fantazi, po unë o do ti marr 140 demokratë që më shajnë rregullisht nga Londra dhe në shenjë falënderimi do ti ul në Kukës të votojnë PD në 25 prill o s’ka. O do ti ul 140 demokratë. Do hap një konkurs në Facebook edhe do ti them publikoni këtu të gjitha sharjet kush ka sharë më shumë dhe do ta marri falas fluturimin, do ti sjell në aeroport dhe do ti them shkoni votoni PD. Do të hapim aeroportin e Vlorës tashmë nuk jap më datë, pasi mund të na ikin datat dhe mund të na thonë vlonjatët se aeroporti do të hapet në Surrel, punët do të fillojnë vitin tjetër dhe më pas do të hapet gara për atë të Sarandës dhe mandati i tretë do të mbyllet me tre aeroporte dhe ky që kemi i bie 4, ka thënë ai. e.su./abnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!