Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ligji e ndalon prezencën e Veliajt në Këshillin Bashkiak”, Gjikondi: PD po luan politikisht, por…

schedule20:29 - 22 Shtator, 2025

schedule 20:29 - 22 Shtator, 2025

TIRANË- Juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” komentoi zhvillimet në Bashkinë e Tiranës, ku Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet të martën për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ajo theksoi se Veliaj nuk mund të paraqitet në mbledhje për t’u dëgjuar siç dhe ka kërkuar, sepse ligji për të paraburgosurit ia ndalon një gjë të tillë.

“PD po luan politikisht. Avokati i Veliajt mund të paraqitet dhe në Këshillin Bashkiak dhe të lexojë  fjalën e Erion Veliajt, që nga ky moment, komentet janë politike. Është i paraburgosur, nuk i lejohet,” deklaroi ajo.

Juristja theksoi gjithashtu se SPAK ka shtuar veprat penale ndaj Veliajt, duke argumentuar se ai ka ndërhyrë personalisht në shkelje dhe ka treguar sjellje që përbëjnë rrezik për provat.

“SPAK i ka shtuar veprat, sepse ka qenë person që i bën pis veprat penale, ka futur dorë dhe është person që nuk mund të lihen në liri pasi pamë që edhe policit të furgonit i mori telefonin. Ky është ligji për të paraburgosurit” shtoi Gjikondi/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!