Ligji anti-shpifje, Shkullaku i kërkon Bashës të bëjë “mea culpa”: Si përgjigjet kryedemokrati

schedule11:39 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:39 - 16 Dhjetor, 2019

Gazetari Armand Shkullaku tha në tryezën e PD për lirinë e medias se ligji anti-shpifje i qeverisë është diçka shumë e rëndë ndërkohë që kërkoi edhe nga kreu Basha që të bënte një “mea culpa” për veprimet e rënda ndaj gazetarëve gjatë qeverisjes së kësaj partie

“Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot. Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt. Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe.

Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh. ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem.

Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon”, tha Shkullaku.

Duke iu përgjigjur Shkullakut, Basha tha se bërja e një “mea culpa” nuk është thjesht çështje e një deklarate, por edhe e veprimeve të mëvonshme të kësaj partie.

Pjesë nga diskutimi mes tyre
Lulzim Basha: Prej kohësh është kërkuar një mea culpa. Nuk është thjeshtë një deklaratë e imja. Unë jam i gatshëm të bëj një zotim solemn publik, së pari për anullimin e këtij akti dhe çdo akti tjetër ekzistues cënon standardet europiane.

Kerkesen për të hartuar së bashku një kuadër rregullues që do të hyjë në fuqi në javen e pare te qeverisjes nga opozita e bashkuar.

Zotimim tim personal për ti dhënë fund çdo praktike që ka për qëllim dobësimin apo degjenerimin e rolit të medias në transemtimin e mesazhit nga aktorët politike tek publiku, duke nisur nga kasteta, bllokim te gazetareve, liste e zeze e cila tek me nuk ekziston. Tre perkushtime i marr sot para jush.

Armand Shkullaku: Tani prodhon edhe film 15- 16 minuta me dy fëmijë që con në shkollë me Rakip Sulin në rol dytësor. Por kjo s’ka rëndësi por edhe ju kur keni qenë në pushtet keni pasur. Nuk i keni bërë me ligj, por me komisione keni pasur media afër dhe media larg. Kjo duhet të fillojë me njëmea culpa të asaj që ka ndodhur kur PD ishte në pushtet. Se edhe Rama këtë thoshte në 2013 që media nuk është e lirë. PD i qendri asaj se zyrtarët e lafrtë nuk kanë bërë asnjë padi për gazetarët.

Ju si opozitë sot por edhe si pushtet i mundshëm nesër të zotoheshit te kjo praktika e mbledhjeve të mbyllura. Ne nuk lejohemi sot të mos marrim në asnjë aktivitet të kryemistrit, kanë filluar edhe ministrat tani.

Lulzim Basha: Këtu jemi si partnerë në një interes, atë të informimit të qytetarëve. Kjë është detyra juaj. Në këtë tavolinë kemi mjaftueshëm prej kolegëve tuaj që janë mëshërim i këtim degjenerimi të lirisë së medias.

Të vetëdijshëm dhe për mangësitë tona, edhe sot si opozitë edhe dje si qeveri, ashtu siç kemi ndarë së bashku synimi ynë është ti japim vendit jo vetëm një kaudër ligjor por edhe të gjithë instrumentet për të mbyllur njëherë e përgjithmonë hambarin e lirisë së mediave.

Së dyti, padiskutim nëse çmenduaria çohet deri në fund të premten ng Parlamenti i cunguar, opozita nuk do e njohë por do bëj çmos që ta zhbëjë këtë legjislacion.

Së treti dua t’ju them se për ne është e domosdoshme që këtë partnerit për hir të qytetarve duam ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!