Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të votuara pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare.
Në mbledhjen e sotme që ka zgjatur për të paktën dy orë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve hodhën për votim dekretin 15 vota kundër dhe 2 pro.
Votimi vjen në një kohë kur lidhur me dekretin e Metës nuk është shprehur ende Komisioni i Venecias, të cilës kreu i shtetit i ka kërkuar opinion.
Komisioni Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi bëri dy herë thirrje që rivotimi në Kuvend të bëhet pas publikimit të Opnionit të Venecias. Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama se nuk mund të presin asnjë sekond, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nga Venecia do të adresohen pas zgjedhjeve të 25 prillit./mv. abcnews.al