Ligjet rrëzojnë dekretin e Metës, miratohet komisioni për shkarkimin Presidentit

schedule11:45 - 26 Qershor, 2019

schedule 11:45 - 26 Qershor, 2019

Më 13 vota pro dhe një kundër, Komisioni i Ligjeve miratoi rezolutën për mosnjohjen e vlefshmërisë së aktit të presidentit Meta, për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deputetët e pranishëm evidentuan edhe njëherë shkeljet sipas tyre, që i ka bërë Kushtetutës Presidenti Ilir Meta. Deputeti i PS Adnor Shameti tha se Presidenti ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, parimin e së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur si dhe ka marrë tagrin e Parlamentit.

Për këto arsye, Shameti tha se ka vend për ngritjen e një Komisioni Hetimor, pjesë e të cilit duhet të jetë edhe shkresa që Sekretarja e përgjithshme e Presidentit, i dërgoi Kuvendit. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, tha se pjesë e hetimit në këtë komision, mund të jetë edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!