“Ligjet” nuk pranojnë vërejtjet e Metës për kodin penal e vetëqeverisjen vendore

schedule14:04 - 6 Shtator, 2019

schedule 14:04 - 6 Shtator, 2019

Socialistët rrëzuan sot edhe dy dekrete të tjera të Presidentit të Republikës, duke e cuar në 7 numrin e rrëzimeve brenda një jave. Komisioni i Ligjeve nuk pranoi vëretjet e Presidentit as për ligjin për vetëqeverisjen vendore, e as për Kodin Penal. Pas këtyre rrëzimeve të njëpasnjëshme, këshilltari i Metës tha se cilësia e vendimmarrjes së Kuvendit është ulur.

Shkon në 7 numri i dekreteve të Presidentit që Komisionet Parlamentare rrëzojnë brenda javës së parë të këtij sesioni. Komisioni i Ligjeve nuk i pranoi vëretjet e Ilir Metës për ligjin për vetëqeverisjen vendore, madje Relatori Bashkim Fino tha se Presidenti e kishte çështjen personale me të.

Të njëjtin fat patën dhe vërejtjet e Presidentit për ndryshimet në Kodin Penal. Spatak Braho akuzoi kreun e shtetit për nivel të ulët argumentimi ligjor.

Që nga e hëna, Këshilltari Ligjor i Presidentit ka mbrojtur përpara kuvendit 7 dekrete, të gjitha të rrëzuara. Por, a është ulur vërtetë cilësia e dekreteve të Ilir Metës?

Këto dekrete pritet të rrëzohen përfundimisht të enjten e ardhshme në seancën plenare. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!