“Ligjet” kujtojmë Bashkim Finon, Manja: I paharruar qoftë kujtimi i tij!

schedule10:22 - 12 Prill, 2021

schedule 10:22 - 12 Prill, 2021

Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen e sotme duke kujtuar deputetin Bashkim Fino i cili humbi jetën pak ditë më parë.

Fino ndërroi jetë pasi ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa nuk arriti të mbijetojë.

Komisioni për Çështjet Ligjore, anëtar i së cilit ishte Fino e ka kujtuar sot deputetin e ndjerë me anë të një video përkujtimore. Në videon e shfaqur ndër të tjera thuhej se Bashkim Fino do të kujtohet gjithnjë si një njeri i qeshur dhe me zemër të madhe.

“I paharruar qoftë kujtimi i tij,” tha kreu i komisionit Ulsi Manja dhe vazhdoi më pas me diskutimin e rendit të ditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!