Kandidati i PS për Tiranën Ulsi Manja, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC foli për kandidatët, fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu në këtë intervistë Manja u pyet nga gazetarja Jonida Shehu për raportin e publikuar nga Organizata Transparancy International për kapjen e shtetit, korrupsionin dhe ligjet e miratuara me porosi, raport për të cilin Manja tha se nuk është në dijeni të burimeve që janë përdorur për këtë studim.
Lexo edhe: Transparency International: Shqipëria, shtet i kapur nga korrupsioni
Manja theksoi se ligjet e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur konsultime publike.
Ai gjithashtu theksoi se PPP janë një mekanizëm i duhur për të kapur ritmin e kohës dhe për punët që duhen bërë në Shqipëri.
“Sot në Tiranë 25 shkolla të reja kanë përfunduar, por nëse do të kishim pritur të bëheshin me buxhetin e shtetit apo të Bashkisë së Tiranës, për 20 vite të tjera mësimi do të zhvillohej me dy turne”, tha ai.
Sa i përket ligjit për lojërat e fatit ai theksoi se mazhoranca ka shumë arsyer të ndjehet krenare për këtë ligj, pasi sipas tij lojërat e fatit ishin kthyer në një makth për familjet shqiptare.
Pyetje: Qeveria shqiptare ka miratuar ligje nën influencën e grupeve të ndryshme të interesit?
Manja: Nuk jam në dijeni të burimeve të informacionit që janë përdorur për studimin. Ligjet që janë në fuqi kanë marrë votën e parlamentit. Sa i përket ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, mazhoranca ka arsye të krenohet sepse lojërat e fatit në Shqipëri ishin bërë shqetësim për çdo familje. Ndërsa çështja e Teatrit ka marrë të gjithë kohën e debatit publik dhe juridik dhe nuk ka arsye përse të flas për një ligj që shumë shpejt do të flasë Gjykata Kushtetuese. Unë di që në të gjithë perimetrin e teatrit të vjetër ne do të kemi Teatrin e ri Kombëtar. Ligji ishte një mekanizëm për të pasur teatër të ri. Qeveria dhe parlamentit në procesin e ligj bërjes udhëhiqen nga interesi publik.

/abcnews.al/