Me 7 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile në parim ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore. Propozimet e mazhorancës detyrojnë opozitën që të bashkëpunoje me të për një formulim konsensual të objektit të hetimit, çka solli edhe votën kundër të demokratëve.
“Një element me rëndësi është rregullimi që parashikohet në nenin 5, ku vendoset detyrimi që palët të bashkëpunojnë për formulimin sa më konsensual të objektit të hetimit. Ky mekanizëm I ri synon të nxisë një process të balancuar, të ndërtuar mbi dialog dhe mirëkuptim institucional, duke siguruar që objektet e hetimit të jenë të qarta.”
“Vendosja e një dispozite të tillë do të japë argument për debate jo konstruktive në parlament. Ku njëra palë që nuk do ta miratojë kërkesën do kapet tek ky ligj. Ne e kemi në kushtetutë të drejtën e pakicës për krijimin e një komisioni. Kërkon tja pamundësosh opozitës duke I kërkuar të bien dakort. Pra unë e kërkoj dhe duhet të marrë konsensusin e atij që nuk është dakort për ngritjen e komisionit.”
Ligji parashikon rregullime edhe sa I përket pyetjes së dëshmitarëve. Në rast se opozita do të kërkojë pyetjen e të tjerë dëshmitarëve, apo marrjen e provave të reja gjatë punimeve të komisionit, mazhoranca mund ta refuzojë por vetem me vendim të arsyetuar.
“Ndryshimi në dispozitën që modifikon pikën 2 të nenit 4 të ligjit, pra që lidhet me pyetjen e dëshmitarëve, shton në mënyrë të qartë frazën “edhe pyetja e dëshmitarëve”, si pjesë e detyrimit të komisionit për të zbatuar rregullat e Kodit të Procedurës Penale në procesin e marrjes së provave. Qëllimi i këtij ndryshimi është të riafirmojë parimin e nenit 32 të Kushtetutës mbi mosdetyrimin për të dëshmuar kundër vetes apo familjes.”
“Nga ana tjetër i thua si anëtar I komisionit për të kërkuar marrjen e një prove me anë të një vendimi të ndërmjetëm ti nuk mund ta marrësh Secili ka të drejetë të pyes dhe të kërkojë prova. Ky projektligj bie ndesh me vendimin e gjykatës kushtetuese.”
Por sipas mazhorancën, këto ndryshime jo vetëm nuk bien ndesh por janë në harmoni me jurisprudencën e gjykatës kushtetuese sa I përket ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

