Gjatë ditës u bë e ditur se Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po përgatisin një tentativë të re. Konkretisht, nëpërmjet një kompanie që ka marrë përsipër promovimin dhe organizimin e një projekti të quajtur A22 dhe që ka dërguar komunikata për mediat ndërkombëtare.
Në këto u shpall formati i ri i cili, në rast se tre klubet justifikohen synon të zëvendësojë Ligën e Kampionëve. Por jo me një ligë të mbyllur prej 16 skuadrash me kontrata të garantuara, por me një organizim prej 60 deri në 80 klube. Megjithatë, kjo përpjekje u kundërshtua menjëherë nga ligat evropiane, të cilat lëshuan një deklaratë përkatëse në të cilën pajtohen plotësisht me modelin aktual të UEFA-s, shkruan abcnews.al.
Më në detaje njoftimi:
“Ligat evropiane janë të befasuar nga deklaratat e sotme të A22, ku i referohen një konsultimi të hapur dhe rezultateve të tij.
Ligat Evropiane, organi që përfaqëson zyrtarisht interesat e dyzet organizatorëve vendas nga 34 vende në Evropë dhe 1,092 klube, nuk janë takuar ose konsultuar kurrë me A22. Ligat mbështesin plotësisht modelin aktual të futbollit evropian të klubeve, në nivel profesional brenda vendit dhe ku kualifikimi në garat e klubeve të UEFA-s bazohet në performancën vjetore në garat vendase. Ky model nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe nuk ka nevojë për ndryshim”. /G.D abcnews.al/
European Leagues Statement on A22 revised plans for a breakaway European league
?➡️https://t.co/TgOcTL3dqj pic.twitter.com/PdlIfQGaqm— European Leagues (@EuropeanLeagues) February 9, 2023