Asambleja e Ligës së Futbollit italian, e thirrur sot urgjent në një mbledhje për shkak të situatës të infektuarve me Covid-19 në Seria A, është vendosur se ndeshjet që do të luhen më 16 dhe 23 janar të kenë maksimumi vetëm 5 mijë tifozë të pranishëm në stadiume.
Me këtë vendim Seria A mbyll dyert për tifozët, të cilët nuk lejohen të jenë më shumë se 5 mijë vendim ky që shikohet kryesor për të luftuar përhapjen e Covid-19.
Gjithashtu të pranishëm në stadiume do të lejohen vetëm tifozët vendas ndërsa tifozët mysafirë nuk do të lejohen në stadiume kundërshtare. /f.a/abcnews.al