Lidhjet mes Kamorrës e mafies shqiptare, 38 në pranga, si ranë në “rrjetë” bosët e drogës

schedule21:06 - 2 Shkurt, 2022

schedule 21:06 - 2 Shkurt, 2022

Mafia shqiptare vijon të “shtrijë krahët” me kalimin e viteve. Gjatë një operacioni të fundit në Itali kanë rënë në pranga 38 persona anëtarë të bandave të mafies shqiptare dhe italiane që operonin në trafikun e drogës, raportojnë mediet italiane.

“Sa i përket furnizimeve me kokainë dhe hashash, grupet kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe krimin shqiptar”, tha prefekti i Tarantos, Francesco Messina.

Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozza, i cili çoi në ekzekutimin e 38 urdhrave të arrestit, nga të cilët 20 me burg dhe 18 në arrest shtëpie. 15 prej tyre supozohet se i përkasin klanit të vëllezërve Nicola dhe Giuseppe Pascali një bandë që operon me zhvatje, tregtimin e drogës etj.

Prefekti Messina theksoi gjithashtu “kapacitetin analitik të Kuesturës, të Policisë së Shtetit, e cila kreu një aktivitet hetimor duke kaluar në një kontroll të rreptë të territorit që shërben për vendosjen e pjesëve edhe për mungesën e sensit qytetar të qytetarë viktima të zhvatjes, të cilat nga ana tjetër mund të na lehtësojnë aktivitetet”.

Operacioni i sotëm vjen pas një hetimi që ka nisur në vitin 2008 kur kishte të shtëna me armë zjarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!