Lidhje me kriminelët shqiptarë, Italia nis “gjuetinë” për 31 persona, si pastroheshin paratë e drogës me vepra arti

schedule09:14 - 12 Maj, 2022

schedule 09:14 - 12 Maj, 2022

MILAN – Policia Italian ka nisur një operacion të madh për të ekzekutuar 31 masa sigurie ndaj personave që akuzohen për përfshirje në pozita të ndryshme për krimin e organizuar me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me lidhje të forta me trafikantë të Amerikës së Jugut, të arratisur dhe eksponentë kryesorë të krimit.

Raportohet se ky grup ka lidhje të forta me krimin e organizuar shqiptar, megjithatë nuk raportohet nëse ka shqiptar të vënë në pranga.

Operacioni, i koordinuar nga DDA e Milanos, po përfshin rajone dhe shtete të ndryshme si Holanda, Spanja apo Lituania.

Më tej, në Amsterdam po bëhet sekuestrimi i një galerie të artit modern, ku me fatura false pastroheshin të ardhurat e trafikut të drogës edhe në blerjen e pikturave dhe veprave të tjera.

Operacioni nisi në shtator 2019 me identifikimin e një qelize lokale trafikantësh milanez, që i atribuohen dy sipërmarrësve të sektorit të hotelierisë. Nga atje u gjurmua rrejti ndërkombëtar i rëndësishëm i drogës me lidhje të drejtpërdrejta me kontakte në Pulia dhe krimin e organizuar shqiptar. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!