IKMT vijon me shembjen e objekteve për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të lidhjes së Rrugës Transballkanike me Portin e Vlorës.
Nga ndërhyrja janë 56 familje që preken. Ndërkohe këtë të premte disa banorë kanë kërkuar që shpronësimi i banesave të tyre të bëhet me vlerën e tregut.
Ndërsa pranojnë se nuk janë kundër projektit, por ajo që kërkojnë është pikërisht vlera e banesës. Ata janë vlerësuar aktualisht me 512 euro metri katror.