Ndërsa ka kaluar vetëm një muaj që kur pranoi lidhjen e saj të re, Kendall Jenner ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë. Supermodelja konfirmoi thashethemet se ka nisur një romancë me yllin e NBA-së, Devin Booker ditën e Shën Valentinit.
Dyshja kanë refuzuar të bëjnë një koment publik në lidhje me romancën, megjithëse burime pranë tyre janë shprehur se kanë dashur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut dhe mediave lidhjen e tyre. Dhe tashmë duket se gjërat mes tyre po bëhen serioze.
Duke qenë se motrat e saj janë tashmë nëna po ashtu dhe shumica e mikeshave të saj, dhe Kendall ka shprehur dëshirën të bëhet një mami. Kështu është shprehur modelja në episodin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”. “Dua të kem fëmijë shumë shpejt, shumë shpejt”, thotë Kendall. /abcnews.al